Arsimi synon nisjen e mbarë të sezonit në LPFMV: Synimi është fitorja në Kavadar ndaj Tikveshit

GOSTIVAR – Skuadra e Arsimit është gati për nisjen e edicionit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV), ku në ndeshjen e parë hapëse do të udhëtojë drejt Kavadarit për t’u përballur me Tikveshin.

 

Pas një debutimi të suksesshëm në elitën e futbollit vendor, skuadra nga Gostivari hyn në sezonin e saj të dytë ndër më të mirët me një synim të qartë: plasman në pjesën e sipërme të tabelës, transmeton KohaNews.

Në një deklaratë të dhënë për ueb-faqen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, trajneri i Arsimit, Vildan Saliu, ka shprehur besim të plotë te grupi pas përgatitjeve intensive parasezonale dhe ndeshjeve kontrolluese:

„Fokusi ynë tani është tërësisht i orientuar drejt hapjes së sezonit kundër Tikveshit në Kavadar. Respektojmë maksimalisht kundërshtarin, por kemi besim në punën tonë. Besoj se ekipi është i përgatitur fizikisht, taktikisht dhe psikologjikisht për të nisur sezonin me hapin e duhur.“

Detajet e ndeshjes

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit për Arsimin do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Kavadar, me fillim nga ora 17:00, ku gostivarasit synojnë rezultat pozitiv dhe paraqitje dinjitoze për ngjyrat e klubit dhe tifozët e tyre.

/KohaNews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT