BUDAPEST – Qeveria e Hungarisë ka nisur një proces hetimi për kredizimin që ish-administrata e Viktor Orbán ia kishte miratuar Maqedonisë përmes bankës shtetërore EXIM Hungary në kushte tejet të favorshme, ka deklaruar kryeministri Péter Magyar, transmeton KohaNews.
Sipas deklaratave të bëra gjatë një brifingu për media, të cilat u transmetuan nga portali Index dhe mediat hungareze, huaja u miratua me një normë interesi prej 3,25% dhe ishte e mbuluar plotësisht me garanci shtetërore 100-përqindëshe.
Magyar theksoi se kjo shkallë e interesit është dukshëm më e favorshme si krahasuar me kushtet me të cilat qytetarët dhe kompanitë hungareze sigurojnë kredi në treg, ashtu edhe me normat me të cilat vetë shteti hungarez huazon mjete financiare.
Sipas kryeministrit hungarez, ekziston dyshimi se qeveria e mëparshme e Orbán-it i ka shfrytëzuar fondet e destinuara për mbështetjen e bizneseve vendase për të forcuar ndikimin politik te një aleat i huaj, apo për t’i siguruar përfitime kompanive të afërta me pushtetin. Kujtojmë se një marrëveshje e tillë financiare u sigurua fillimisht gjatë vitit 2024, kur kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sigurimin e kredisë nga Hungaria.
/ KOHANEWS


