PRISHTINË – Bilardoja kosovare ka arritur një nga rezultatet më të rëndësishme ndërkombëtare në historinë e saj, pasi garuesi i ri Iris Gashi është ngjitur në podiumin e Kampionatit Evropian për grupmoshën U-19, i cili u zhvillua në Slloveni.
Talenti kosovar ka shfaqur paraqitje fantastike gjatë gjithë garës, duke shënuar pesë fitore mbresëlënëse që i siguruan atij pozicionimin në mesin e më të mirëve të kontinentit dhe medaljen e bronztë, transmeton KohaNews.
Ky sukses përfaqëson një gur Kufiri për sportin e bilardos në vend dhe dëshmon punën e palodhur të vetë sportistit, si dhe angazhimin e Federatës së Bilardos së Kosovës në ngritjen e talenteve të reja. Pas këtij triumfi evropian, krerët e federatës kanë përgëzuar Gashin për arritjen madhështore, duke e vlerësuar atë si një pikë kthese dhe motivim shtesë për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj disipline sportive.
/ KOHANEWS


