LISBONË – Një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e futbollit botëror po i afrohet fundit, pasi Cristiano Ronaldo pritet t’i japë lamtumirën fanellës së Kombëtares së Portugalisë më 24 shtator, transmeton KohaNews.
Sipas raportimeve të fundit, ndeshja e Ligës së Kombeve kundër Uellsit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë – aty ku edhe nisi rrugëtimi i tij drejt majave të futbollit – do të jetë paraqitja e fundit e 41-vjeçarit me fanellën e përfaqësueses.
Statistikat e tij me Portugalinë mbeten monumentale: 233 ndeshje dhe 146 gola të shënuar, shifra që e renditin si golashënuesin më të mirë në historinë e ekipeve kombëtare. Gjatë këtij rrugëtimi mbi dyvjeçar, Ronaldo udhëhoqi vendin e tij drejt triumfit historik në Kampionatin Evropian Euro 2016 dhe në Ligën e Kombeve.
Edhe pse ende mungon një konfirmim zyrtar nga vetë lojtari apo Federata Portugeze e Futbollit, lajmi ka prekur thellë tifozët në mbarë botën, të cilët përgatiten për të shënuar aktin e fundit të një legjende të gjallë të sportit.
/ KOHANEWS


