Komuna e Dibrës ka njoftuar të gjitha ekonomitë bujqësore se janë hapur zyrtarisht aplikimet për subvencionet në bujqësi për vitin 2026, përcjell KohaNEWS.
Fermerët mund të aplikojnë për mbështetje bazë dhe shtesë të të ardhurave në bazë të sipërfaqes së kultivuar dhe numrit të krerëve të bagëtive, për pagesa direkte për njësi produkti, mbështetje për elementet hyrëse në prodhim, si dhe për ekonomitë e vogla bujqësore.
Procesi i aplikimit bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit zyrtar të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Për të gjithë fermerët që kanë nevojë për mbështetje apo asistencë teknike gjatë këtij procesi, dyert janë të hapura në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Dibër.
Nga komuna rikujtojnë se, para dorëzimit të kërkesave, bujqit duhet të kontrollojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në regjistrat përkatës, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe Udhëzuesi zyrtar për Pagesat Direkte për vitin 2026 për të lehtësuar procedurën.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është deri më 30 shtator 2026.
/KohaNEWS


