Uji në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike: Situata drejt normalizimit

Komuna e Gostivarit ka njoftuar qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të përbashkët të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave dhe të gjithë faktorëve të përfshirë në menaxhimin e situatës, përcjell KohaNEWS.

 

Sipas njoftimit zyrtar, pas masave të ndërmarra dhe funksionimit efikas të shtabeve të krizës, uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar tashmë mund të përdoret për qëllime teknike.

Ndërkohë, ekipet kompetente dhe ekspertët po vazhdojnë punën intensive në terren për të siguruar rikthimin e ujit të pijshëm në afatin sa më të shkurtër të mundshëm. Komuna e Gostivarit ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë qytetarët të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT