Ndërsa tregjet botërore të energjisë po regjistrojnë ulje të ndjeshme të çmimeve të naftës pas zbutjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, qytetarët në Maqedoni përballen me një goditje të rëndë ekonomike dhe rritje ekstreme të çmimeve të derivateve, përcjell KohaNEWS.
Rënia e çmimeve në tregjet botërore
Tregu global i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme në sesionet e fundit të tregtimit, duke u larguar ndjeshëm nga nivelet maksimale dydymujore të arritura javën e kaluar. Kjo qetësim i tregjeve vjen pasi SHBA-ja dhe Irani nuk ndërmorën sulme të ja reja ushtarake në rajonin e Gjirit Persik.
Si pasojë, kontratat e futures për naftën e papërpunuar Brent për muajin shtator ranë ndjeshëm nën 92 dollarë për barel (duke u treguar rreth 90.23 dollarë), ndërsa nafta referuese amerikane WTI zbriti në afër 83.91 dollarë për barel. Analistët vlerësojnë se kjo ulje globale vjen si reflektim i drejtpërdrejtë i uljes së frikës nga një përshkallëzim total që do të bllokonte furnizimet përmes Ngushticës së Hormuzit.
Rritje drastike e çmimeve në Maqedoni
Megjithëse bota po shënon lëvizje rënëse të çmimeve të arit të zi, situata në Maqedoni paraqitet krejtësisht ndryshe. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat sjellin rritje jashtëzakonisht të larta dhe hyjnë në fuqi nga mesnata (28.7.2026, ora 00:01).
Sipas vendimit të KRRE-së:
-
EUROSUPER BS-95 rritet për 3,00 denarë/litër dhe do të shitet me 93,00 denarë.
-
EUROSUPER BS-98 rritet për 3,00 denarë/litër dhe do të shitet me 95,00 denarë.
-
EURODIZEL (D-E V) shënon rritje ekstreme prej 4,50 denarë/litër, duke arritur në 98,50 denarë.
-
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shton 5,00 denarë/litër, duke u vendosur në 98,00 denarë.
-
Mazuti M-1 NS rritet për 2,726 denarë/kg dhe do të kushtojë 48,099 denarë për kilogram.
Kjo mospërputhje mes rënies ndërkombëtare dhe rritjes drastike në tregun vendas pritet të rëndojë ndjeshëm xhepat e qytetarëve dhe kostot e transportit në vend.
/KohaNEWS


