Në shitje edhe bileta VIP për Shkëndija-Shelbourne

Biletat për ndeshjen e të enjtes në Conference League janë në shitje online përmes rrjetit Mk Tickets, derisa tashmë në shitje janë edhe biletat VIP. 

Të gjithë ata që duan të sigurojnë VIP biletë për ndeshjen Shkëndija-Shelbourne (Irlandë), e vlefshme për xhiron e dytë të UEFA Conference League, tashmë mund ta bëjnë përmes rrjetit Mk Tickets. Biletat VIP shiten me çmim prej 2 000 denarëve.

Ndryshe edhe biletat për sektorët tjerë janë në treg nga dita e premte, online përmes rrjetit MK Tickets.

Shitja fizike e biletave bëhet në:

• Monaco Tobacco, Tetovë

• Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (23.10.2025)

https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=7132https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=7132

Për shkak të specifikave të biletave (materialit dhe dizajnit të letrës), sipas kërkesave dhe standardeve të UEFA-s për ndeshjet e fazës kryesore të garave evropiane, biletat nuk do të jenë në shitje në asnjë pikë tjetër fizike (siç ndodhte në ndeshjet paraprake), përveç Monaco Tobacco dhe biletarisë së stadiumit (kjo e fundit vetëm ditën e ndeshjes).

Klubi është përpjekur të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.

Çmimet e biletave:

Tribuna Jug:

• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)

• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)

• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)

Tribuna Veri:

• 2000 denarë (VIP – blloku 22)

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com