Shkëndija shkruan histori në Europë me fitoren ndaj Shelbourne

Shkëndija u bë klubi i parë nga kampionati maqedonas që siguron fitore në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Të kuqezinjtë nga Tetova arritën sukses historik falë triumfit minimal 1–0 ndaj skuadrës irlandeze Shelbourne, duke i regjistruar kështu pikët e para në Conference League.

Ndeshja u vendos në minutat e fundit, kur pas një aksioni të Shkëndijës, mbrojtësi i mysafirëve devijoi topin në rrjetën e vet, duke i dhënë fitoren kampionëve të Maqedonisë.

Irlandezët patën disa mundësi të rrezikshme, përfshirë edhe një shtyllë, por edhe Shkëndija në fillim të takimit krijoi raste për të kaluar në epërsi më herët.

Pas humbjes nga Rayo Vallecano 2–0 në xhiron e parë, kjo fitore vjen në moment të duhur për skuadrën tetovare, e cila në ndeshjen e ardhshme të grupit do të presë ekipin polak Jagiellonia.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com