Tendenca e re: Punonjësit në Maqedoni kërkojnë 4 ditë pune në javë

Vrabotuvanje.com.mk sjell rezultatet e një ankete të re

Në një periudhë kur gjithnjë e më shumë flitet për mirëqenie në punë dhe modele të reja të produktivitetit, platforma Vrabotuvanje.com.mk ka realizuar një anketë për të zbuluar se si qytetarët e Maqedonisë e shohin mundësinë e shkurtimit të orarit të punës.

Në mbarë botën po shtrohet gjithnjë e më shpesh pyetja:
A mund të punojmë më pak – e të arrijmë më shumë?

Shtete të ndryshme kanë eksperimentuar me javë pune prej katër ditësh dhe ditë pune gjashtëorëshe, duke synuar rritjen e produktivitetit, uljen e stresit dhe një ekuilibër më të mirë mes jetës private dhe asaj profesionale.

Shembuj si ai i Islandës, ku një pilot-projekt tregoi rritje të efikasitetit dhe kënaqësisë së punonjësve, apo Microsoft Japan që raportoi një rritje produktiviteti prej 40%, kanë hapur një debat të ri mbi të ardhmen e punës. Edhe në Suedi, dita gjashtëorëshe tregoi rezultatet e veta pozitive.

Kjo çon drejt pyetjes:
A është modeli tradicional i punës tashmë i tejkaluar?

Pikërisht për këtë arsye, Vrabotuvanje.com.mk pyeti qytetarët:

“Nëse do të kishit mundësi të shkurtonit orarin e punës, çfarë do të zgjidhnit?”


📊 Rezultatet e anketës

41% – do të zgjidhnin javën 4-ditore të punës
31% – preferojnë ditën 6-orëshe të punës
28% – nuk do të ndryshonin asgjë


Çfarë na tregojnë këto shifra?

✅ gati gjysma e të anketuarve duan më pak ditë pune dhe më shumë kohë të lirë
✅ një pjesë e konsiderueshme kërkon ditë pune më të shkurtër por pa prishur ritmin
✅ një grup stabil mbështet format aktuale dhe rutinën e tanishme

Komentet e respondentëve tregojnë qartë orientimin drejt efikasitetit: punonjësit nuk kërkojnë të punojnë më pak, por më mençur, me më shumë organizim dhe më shumë kohë për veten dhe familjen.


Në hap me trendet globale

Rezultatet e Vrabotuvanje.com.mk janë në linjë me zhvillimet ndërkombëtare:
skurtimi i orarit të punës nuk nënkupton domosdoshmërisht ulje të produktivitetit – përkundrazi, shumë raporte tregojnë rritje të tij.

Qytetarët e Maqedonisë po tregojnë se janë gati të mendojnë ndryshe për jetën profesionale, duke vendosur në qendër mirëqenien dhe balancin punë-jetë.


Përfundimi

Në vend ekziston dëshirë për reforma të orarit të punës – por edhe diversitet mendimesh:

  • disa duan më shumë ditë pushimi,

  • të tjerë më shumë fleksibilitet brenda ditës,

  • ndërsa një pjesë nuk shohin arsye për ndryshime.

Ky rezultat hap derën për debat serioz dhe mundësi për pilot-projekte nga punëdhënës përparimtarë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com