4,8 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë 9 muajve të parë të vitit

Zonat e mbrojtura të Shqipërisë kanë tërhequr 4,8 milionë vizitorë në periudhën janar–shtator 2025, duke shënuar një rritje prej 300 mijë vizitorësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Sipas tij, parqet kombëtare, monumentet e natyrës dhe peizazhet e mbrojtura po shndërrohen në “kartolinë të gjelbër” të ekoturizmit shqiptar, ku turistët gjejnë eksperienca në harmoni me natyrën si ecje në shtigje, sporte natyrore dhe vëzhgim shpendësh.

Interesi i vizitorëve për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ka ardhur në rritje, veçanërisht në zona si Divjakë–Karavasta, Laguna e Nartës, Kune–Vain, Liqeni i Shkodrës dhe ai i Pogradecit.

Qeveria synon të zgjerojë më tej sipërfaqen e zonave të mbrojtura, për të ruajtur biodiversitetin e lartë dhe habitatet e rralla, duke i kthyer ato në destinacione gjithnjë e më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com