Drita barazon me Omonia-n, 1-1 në Ligën e Konferencës

Drita e kampionia e Kosovës nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Omonia-s së Qipros, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Në pjesën e parë, Arb Manaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke kaluar Dritën në epërsi 1-0. Megjithatë, në minutën shtesë të pjesës së parë, Masouras i Omonia-s barazoi rezultatin 1-1.

Fraksioni i dytë u karakterizua nga përpjekjet e Dritës për të rikthyer epërsinë, por pa sukses. Në fund, skuadra qipriote bëri presion më të madh, por sfida përfundoi baras, 1-1.

Ky është barazimi i dytë i Dritës në këtë grup, pas takimit të parë ndaj Kups.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com