Ibrahimi: Më 2 nëntor formalizohet fitorja e Mendi Qyrës në Strugë

Zeqirija Ibrahimi, një nga liderët e koalicionit VLEN, ka qëndruar sot në Strugë, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashin, ka zhvilluar takim me kandidatin për kryetar komune, Mendi Qyrën.

Ibrahimi tha se mbështetja për kandidaturën e Qyrës ka qenë një zgjedhje e qëlluar, gjë që, sipas tij, është vërtetuar edhe nga rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve, ku Qyra mori përkrahjen e shumicës së struganëve.

“Sot bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, vizituam kryetarin e ardhshëm të Strugës, Mendi Qyra. Vendimi i VLEN-it për të qenë pas kandidaturës së tij ka rezultuar i drejtë, gjë të cilën e dëshmuan struganët që në raundin e parë,” ka shkruar Ibrahimi.

Ai shtoi se më 2 nëntor pritet të konfirmohet fitorja e Mendi Qyrës, duke ftuar qytetarët të rrethojnë numrin 133 në fletëvotim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com