“Guxim, dije dhe përkushtim” – Kasami për rolin e Myqereme Rusit në shoqëri

Kryetari i Tetovës dhe njëherësh kandidati për zgjedhjet e ardhshme lokale, Bilall Kasami, ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të fushatës zgjedhore. Ndër më të veçantat, ai ka vlerësuar takimin me profesoreshën e njohur Myqereme Rusi.

Kasami e ka cilësuar profesoreshën Rusi si një figurë të rëndësishme të arsimit dhe emancipimit të gruas shqiptare, duke theksuar kontributin e saj ndër vite.

“Takimi me profesoreshën Myqereme Rusi ishte frymëzim i veçantë. Ajo ka mbartur dy nga kauzat më thelbësore të shoqërisë sonë: arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare. Nga përvoja e grave që kanë kontribuar me dije, guxim dhe përkushtim, gjithmonë ka çfarë të mësosh,” ka shkruar Kasami.

Ai shtoi se figura të tilla përbëjnë shembull të rëndësishëm për brezat e rinj dhe për shoqërinë në tërësi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com