Kasami viziton kompanitë Renova dhe GreenProdukt: Mbështetje për zhvillimin ekonomik të Tetovës

Kryetari vlerëson investimet dhe kontributin e bizneseve vendore në punësimin lokal.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka vizituar dy ndërmarrje të rëndësishme prodhuese në qytet, Renova dhe GreenProdukt, ku është njohur nga afër me punën, investimet dhe rolin e tyre në ekonominë lokale.

Me mbi tri dekada aktivitet në industrinë e materialeve ndërtimore, Renova vazhdon të jetë një nga shtyllat bazë të ekonomisë së Tetovës, duke kontribuar në punësim dhe eksport. Ndërkohë, GreenProdukt është vlerësuar si shembull i industrisë së përpunimit të frutave dhe perimeve, duke sjellë produkte cilësore vendore në treg gjatë gjithë vitit.

Përkushtimi im si kryetar është të mbështes rritjen e bizneseve vendore, krijimin e vendeve të punës dhe iniciativa që sjellin përfitime për familjet tona. Falënderoj pronarët dhe punonjësit për mikpritjen dhe angazhimin — bashkë do të punojmë për një Tetovë më të fortë dhe më të zhvilluar”, u shpreh Kasami pas vizitave.

Kasami theksoi se bashkëpunimi me sektorin privat do të mbetet prioritet, me synim rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të atraktivitetit ekonomik të Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com