Sonte përfundon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, përfundon sonte në mesnatë. Kjo shënon fillimin e heshtjes zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00 të dielën.

Në raundin e dytë, zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa rivotim për këshilltarë do të mbahet në tre qendra votimi në Shuto Orizare.
Në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, procesi zgjedhor do të përsëritet për shkak të mosarritjes së pragut në raundin e parë të mbajtur më 19 tetor.
Në Qytetin e Shkupit kanë të drejtë vote 474,304 votues, të cilët do të zgjedhin midis Orce Gjorgievskit nga OBRM-PDUKM dhe Amar Mecinoviqit nga E Majta.
Ndërsa garë interesante pritet të jetë edhe në Tetovë, ku do të garojnë Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga AKI.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com