VLEN, forca e dytë politike në nivel shteti!

Sonte u kurorëzua përfundimisht ndryshimi te shqiptarët. VLEN arriti fitore bindëse pothuajse në të gjitha komunat ku garuam në rrethin e dytë.

Mirënjohje nga zemra për këtë mbështetje të madhe, e cila e vërteton drejtësinë e vizionit tonë, që u njoh dhe u përkrah nga qytetarët tanë.

Fitore bindëse në Tetovë me mbi 5 mijë vota diferencë.

Fitore bindëse në Bogovinë me mbi 1.400 vota diferencë.

Fitore bindëse në Dibër, fitore në Dollnen dhe fitore bindëse në Strugë.

Qytetarët, si para dy javësh ashtu edhe sot, folën qartë dhe me zë të lartë: politikat destruktive të BDI-së, gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre nuk kalojnë më. Është koha që Ali Ahmeti të japë dorëheqje dhe kjo parti të reformohet, nëse dëshiron të mbetet si parti politike.

Për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po vjen një e ardhme e ndritur e mbushur me punë dhe projekte, një e ardhme në të cilën e reja do të triumfojë mbi të vjetrën.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com