Problemet me ereksionin: Pse ndodhin dhe si të trajtohen

Ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të vitit 2025, më shumë se 30 milionë burra në mbarë botën mund të përballen me disfunkcion ereksioni. Ky problem shfaqet kur aftësia për të arritur ose ruajtur një ereksion të mjaftueshëm për aktivitet seksual dëmtohet.

Shkaqet kryesore lidhen me qarkullimin e gjakut, si arteriet e ngurtësuara, hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe pirja e duhanit. Po ashtu, dëmtimi i nervave që bartin sinjalet nga truri ose palca kurrizore tek muskujt mund të shkaktojë probleme.

“Për një ereksion normal nevojitet bashkëveprim i trurit, hormoneve, nervave, enëve të gjakut dhe muskujve të lëmuar. Çdo ndërprerje në këtë rrugë mund të shkaktojë disfunkcion,” shpjegon urologi Justin Human.

Sëmundjet metabolike, hormonale dhe neurologjike, si diabeti, mund të dëmtojnë nervat dhe enët e gjakut të nevojshme për ereksion. Gjithashtu, medikamentet (për tensionin, antidepresivët, kimioterapia), kirurgjia në zonën pelvike, mbipesha, apnea e gjumit, sëmundjet kronike të veshkave dhe mëlçisë, si dhe stresi dhe ankthi mund të përkeqësojnë gjendjen.

Shumë burra mendojnë se problemi lidhet me tërheqjen e partneres, por urologi Jay Amin shpjegon: “Edhe nëse partnerja është erheqëse, problemet fizike si dëmtimi i enëve të gjakut ose hormonet mund të shkaktojnë disfunkcion. Ankthi shpesh interpretohet gabimisht si mungesë tërheqjeje.”

Çfarë mund të bëhet:

  • Konsultimi me mjekun e përgjithshëm për të kontrolluar sëmundje si zemra, diabeti dhe çrregullime hormonale.

  • Nëse problemi vazhdon, pacienti mund të referohet tek urologu për trajtim të specializuar.

Trajtimet fillojnë me ndryshime në stilin e jetesës:

  • Kontroll i presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak

  • Humbje peshe dhe ushtrime fizike

  • Reduktim i alkoolit dhe ndalim i duhanit

Ekspertët theksojnë se një stil jetese i shëndetshëm është baza për të përmirësuar funksionin erektil dhe për të reduktuar ndikimin e faktorëve fizikë dhe psikologjikë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com