[Kumtesë]- VLEN: Dështimi nuk rikalibrohet, BDI/AKI janë kapitull i mbyllur!

BDI/AKI nuk e kanë kuptuar dënimin e votuesve në zgjedhjet lokale. VLEN fitoi 10 komuna dhe ua mbylli derën mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës që për vite i mbante gjallë. Por në vend që të reflektojnë, ata tani po përpiqen ta shesin dështimin si “reformë”.

Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur.
BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë. Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën. Epoka e tyre u ka sosur. VLEN është e ardhmja që shqiptarët tashmë e kanë zgjedhur.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com