Legjenda e Barcelonës ndan ndjenjat e tij për stadiumin e ri dhe shpreson për një rikthim të mundshëm
Lionel Mesi ka ngjallur emocion tek tifozët e tij dhe të Barcelonës me një postim të fundit në rrjetet sociale. Legjenda e blaugranave ndau foto nga stadiumi i ri “Camp Nou”, duke shkruar një mesazh të ngrohtë dhe nostalgjik:
“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju të gjithë më bëtë të ndihem si personi më i lumtur në botë një mijë herë më shumë. Shpresoj të mund të kthehem një ditë, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, gjë që nuk e bëra kurrë…💙❤️”
Pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shprehu dëshirën që Mesi të rikthehej edhe njëherë në fushat e klubit:
“E imagjinoj me 105,000 tifozë plot stadiumin dhe Mesin duke hyrë në fushë si futbollist. Do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të inauguruar stadiumin. Sigurisht, gjithçka varet nga ai, por nëse unë mbetem president, do të doja të organizoja një ndeshje përkujtimore për të.”
Fansat tashmë shprehen të emocionuar për mundësinë që kampioni i Botës me Argjentinën të rikthehet në një stadium ku ka shkruar historinë e tij, duke rikrijuar momente magjike për tifozët e Barcelonës.

