Tre lojtarë kyç të Anglisë jashtë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Mark Guehi, Nik Pope dhe Antoni Gordon nuk do të jenë në dispozicion për sfidat ndaj Serbisë dhe Shqipërisë

Trajneri i Anglisë, Edie Hau, ka konfirmuar se tre lojtarë të kombëtares do të mungojnë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Bëhet fjalë për Mark Guehi, Nik Pope dhe Antoni Gordon, të cilët janë të dëmtuar.

  • Mark Guehi pësoi një dëmtim në këmbë gjatë fitores së Kristal Palas në Ligën e Konferencës, duke e lënë jashtë loje.

  • Antoni Gordon, anësori i Njukasëllit, mungoi në humbjen ndaj Brentford për shkak të një problemi në ije.

  • Nik Pope, portieri, pësoi një tronditje gjatë humbjes 3-1 dhe u tërhoq menjëherë nga përfaqësuesja.

Nik Pope pësoi tronditje dhe kjo është arsyeja pse nuk do të shkojë me Anglinë. Antoni ka një dëmtim të vogël, prandaj do të mungojë gjithashtu”, tha trajneri Hau.

Anglia, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, do të përballet me Serbinë në “Ëembley” të enjten dhe më pas me Shqipërinë në Tiranë të dielën. Lojtarët do të grumbullohen që sot për përgatitjet e fundit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com