Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, inspekton punimet në rrugët lokale të qytetit

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, së bashku me ekipin komunal dhe koordinatorët e projektit, ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në disa prej rrugëve lokale të qytetit, përfshirë “Sabri Karameti”, “Petrit Bomova” dhe “1 Maji”.

Këto ndërhyrje janë pjesë e planit të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

“Për ne, çdo metër rrugë e rregulluar është një hap drejt një Dibre më të lidhur, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar. Punimet po zhvillohen me cilësi të lartë dhe në përputhje me afatet e parashikuara”, – deklaroi kryetari Mela.

Ai falënderoi ekipet e angazhuara për përkushtimin e tyre dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve.
Sipas tij, shumë shpejt këto rrugë do të jenë të gatshme dhe në shërbim të banorëve të lagjeve përkatëse.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com