Paga minimale do të rritet me rreth 2,000 denarë në mars të vitit 2026

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka njoftuar se paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të pësojë rritje prej rreth 2,000 denarësh në muajin mars të vitit 2026. Sipas tij, ky hap është pjesë e planit të Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.

Durmishi theksoi se Qeveria po punon në harmonizimin e pagës minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punëtorët të ndjejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) vazhdon të qëndrojë në kërkesën e saj që paga minimale të arrijë në 500 euro, duke theksuar se me rritjen aktuale ajo ende mbetet e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë mujore.

Aktualisht, paga minimale në vend është 24,379 denarë neto në muaj, ndërsa sindikatat kërkojnë që procesi i harmonizimit të bëhet më dinamik dhe të përfshijë një formulë që pasqyron realisht koston e jetesës dhe inflacionin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com