IZET MEXHITI: QEVERIA MBËSHTETI FINANCIARISHT 80 KOMUNA PA ASNJË DALLIM
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në një intervistë në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, deklaroi se Qeveria u ka dalë në ndihmë të gjitha 80 komunave për financimin e projekteve me interes për qytetarët, pavarësisht nga përkatësia partiake e kryetarëve të komunave. Me këtë rast, në pyetjen nëse ekziston favorizim për kryetarët e komunave nga partia e tij, ai u përgjigj:
“VMRO ka 4 komuna, BDI ka 10. Të gjitha 10 nga BDI ishin përfitues. Vetëm Saraji dhe Tearca kishin probleme, u dhamë afat shtesë që edhe ato të përfitojnë. 10 komuna të tjera gjithashtu kanë përfituar, përfshirë Strugën, Kërçovën, Plasnicën, Kërçovën, Likovën, Haraçinën.”
Zëvendëskryeministri shtoi gjithashtu se nga 80 komunat, 76 kanë përfunduar procedurat dhe 4 prej tyre kanë afat shtesë për të dorëzuar dokumentacionin.