Kosova vitin e ardhshëm do të shpenzojë 208 milionë euro për ushtrinë
E për mbrojtjen e Kosovës, ministri i Mbrojtjes do të shpenzojë gati 208 milionë euro.
Pothuajse 203 milionë euro shkojnë për ushtrinë e Kosovës, mbi 113 milionë euro janë për investime kapitale, për blerje të armëve dhe për investime në infrastrukturë.
Një nga institucionet më vitale në vend, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, do të ketë në buxhet mbi 16 milionë euro. Për zgjedhjet shtetërore dhe lokale janë ndarë 15.5 milionë euro.
Për shëndetësinë, Qeveria ka planifikuar të shpenzojë mbi 75 milionë euro, së paku për Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë që Shërbimi Spitalor Universitar ka dyfishin e buxhetit, mbi 190 milionë euro.