SPAK kërkon ekstradimin e Arben Ahmetajt, hetime për transfertë 3 milionë euro

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të hetimeve për dosjen “Buka”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, me një dëm ekonomik të vlerësuar në rreth 7 miliardë lekë.

Seanca gjyqësore po zhvillohet në mungesë të Ahmetajt. Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, paraqiti kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, ndërsa palët nuk kanë paraqitur kërkesa paraprake. SPAK ka propozuar thirrjen e 14 dëshmitarëve, përfshirë ish-ministrin Shkëlqim Cani.

Prokurori bëri të ditur se është identifikuar një shumë e konsiderueshme parash e transferuar jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve, ndër pistat e hetuara është edhe një transfertë prej rreth 3 milionë eurosh drejt Austrisë, e dyshuar se lidhet me Ahmetajn.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com