Shembull humanizmi në Sllupçan: Pensionisti nga Zvicra pastron shëtitoren

Në vijim, sjellim statusin e z. Bajram Ramadan Asipi, i cili shpreh mirënjohje për humanistin Haxhi Jusufin nga fshati Sllupçan.

Haxhi Jusufi, pensionist dhe banor i Sllupçanit që jeton në Zvicër, gjatë pushimeve të tij dyjavore ka ndërmarrë një nismë për t’u admiruar: për dy ditë me radhë ka pastruar në detaje shëtitoren te pishat mbi fshat, duke mbledhur plot 22 thasë mbeturina.

Asipi kritikon ashpër sjelljen e atyre që e vizitojnë zonën për pushim, bëjnë flija, hanë e pinë, por lënë pas vetes bërllok. Ai apelon se mungesa e ndërgjegjes së disa njerëzve është shqetësuese dhe se vetëm gjobat mund të ndalojnë hedhjen e mbeturinave pa kriter.

Humanizmi i Haxhi Jusufit mbetet shembull se si duhet ruajtur dhe respektuar mjedisi ku jetojmë e pushojmë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com