Në Bosnje dhe Hercegovinë, po dyfishojnë pagën minimale
13/11/2024
131
Paga minimale në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës do të arrijë mbi 600 euro dhe punëdhënësit do të përjashtohen nga pagesa e një pjese të kontributeve.
Kjo reformë vjen si pjesë e një reforme më të gjerë fiskale, e cila përfshin edhe ligje të reja për të frenuar tregun e zi dhe për të lehtësuar barrën e ekonomisë.
Aktualisht paga minimale atje është 310 euro, që do të thotë se me paketën e re të ndryshimeve do të dyfishohet.