Për herë të parë, delegacione nga Holanda, Finlanda, Turqia dhe Portugalia kanë vizituar Komunën e Çairit në kuadër të një projekti ndërkombëtar që synon digjitalizimin dhe modernizimin e arsimit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëkohësisht bashkëkryetar i koalicionit qeverisës VLEN.
Gjatë takimit u diskutuan fazat e ardhshme të bashkëpunimit, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, integrimin e praktikave bashkëkohore dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e shkollave në Çair.
Sipas Mexhitit, ky projekt e pozicionon komunën më afër standardeve evropiane të arsimit, duke e orientuar drejt një sistemi më modern dhe më efikas, nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt nxënësit dhe mësimdhënësit.

