Berisha dëshmon në SPAK për 21 Janarin: Akuza ndaj institucionit dhe mohim i përgjegjësive

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku dha dëshmi si person me dijeni lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë. Berisha qëndroi rreth dy orë para prokurorëve, në kuadër të hetimit të ri që SPAK po zhvillon mbi këtë çështje pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rekomandimeve të Strasburgut.

Pas daljes nga institucionet e drejtësisë, Berisha deklaroi se protestat e asaj dite ishin “më të dhunshmet në historinë e vendit” dhe se Garda e Republikës ka vepruar sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti. Ai mohoi kategorikisht që të jetë qëlluar nga brenda godinës së Kryeministrisë, duke theksuar se çdo veprim i Gardës ka qenë i rregulluar me procedura ligjore dhe jo me urdhra politikë.

Berisha e quajti thirrjen për dëshmi si procedurë normale, por akuzoi SPAK-un se po e përdor rastin për “propagandë”. Hetimet për 21 Janarin mbeten në zhvillim, ndërsa më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, në lidhje me përgjegjësitë e asaj dite ku humbën jetën katër qytetarë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT