Tetova tashmë ka një hapësirë të dedikuar për rininë! Nga bashkëpunimi i Komunës së Tetovës me organizatat joqeveritare, sot u inauguruar Qendra Rinore e Tetovës, një projekt shumëpritur nga komuniteti rinor.
Qendra ofron mundësi për të rinjtë që të lidhen mes vete, të shkëmbejnë ide, të zhvillojnë kreativitetin dhe të angazhohen në procese që ndikojnë në zhvillimin e qytetit.
Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, theksoi rëndësinë e këtij hapësire për zhvillimin e potencialit rinor, ndërsa falenderoi veçanërisht profesorët Arsim Sinani dhe Fatmir Hoxha për kontributin e tyre në jetësimin e projektit.
“Rinia e Tetovës ka energji dhe potencial të madh, dhe përmes këtij projekti po krijojmë hapësira ku kjo energji të shndërrohet në ide konkrete dhe aktivitete me ndikim,” tha Kasami.
Qendra Rinore e Tetovës është tashmë një vend ku rinia mund të zhvillohet, të lidhet dhe të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive në qytet.

