Kurti e mirëpret datën e zgjedhjeve: 28 dhjetori “festë e demokracisë”

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka vlerësuar 28 dhjetorin si datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një “festë të demokracisë”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive të qytetarëve dhe nevojën për përgatitje të mjaftueshme teknike dhe organizative për një proces të drejtë dhe demokratik.

Zgjedhjet vijnë pas shpërndarjes së Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të dy mandateve për formimin e qeverisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT