82 vite nga themelimi i Lëvizjes së Legalitetit: OKLL, struktura që synoi luftën kundër okupatorit dhe shmangien e përplasjes civile

Më 21 nëntor 1943, në kulmin e trazirave të Luftës së Dytë Botërore, mbretërorët shpallën formimin e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL). Në krye të saj u zgjodh Ndoc Çoba, ndërsa drejtues i forcave ushtarake u caktua Major Abaz Kupi.

Kongresi themelues miratoi një platformë të qartë politike e ushtarake: forcimin e organizimit luftarak dhe luftë pa kompromis kundër okupatorit, rikthimin e Mbretit Zog si autoriteti i vetëm legjitim, krijimin e një Shqipërie të lirë, etnike e demokratike, vendosjen e shtetit ligjor dhe garantimin e të drejtave themelore të njeriut.

OKLL mbështetej në dy shtylla bazë: qëndresën ndaj pushtuesit dhe kërkesën për një marrëveshje të gjerë kombëtare. Pas mungesës së reflektimit nga forcat e tjera politike, drejtuesit legalistë paralajmëruan rrezikun e përplasjes civile dhe rishikuan format e qëndresës, brenda dhe jashtë vendit.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT