Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon nesër, dy vite pas ngjarjes

Nesër do të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka thënë se java që po vjen është jashtëzakonisht e vështirë për familjen, pasi më 29 nëntor shënohen dy vite nga humbja tragjike e motrës së tij. “Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin që ndjejmë për të. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, shkroi ai në Facebook.

Liridona Ademaj dyshohet të ketë qenë viktimë e bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë vepruar në bashkëpunim me Granit Plavën dhe Naim Kokallën, tre të akuzuarit për këtë vrasje.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT