Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Korçës, ku mësuesja e re Fjoralba Dule ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Pavarësisht forcës dhe përkushtimit që e karakterizonte, Fjoralba nuk mundi ta fitonte këtë betejë të padrejtë. Largimi i saj ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët, si dhe te nxënësit që e vlerësonin për dritën, mirësinë dhe pasionin që sillte çdo ditë në klasë.
Edhe pse jeta iu ndërpre në kulmin e saj, kujtimi i Fjoralbës do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta donin.

