Haraçina siguron furnizim të rregullt me ujë – Daut Beqiri: “Jo fjalë, por vepra”

Pas një periudhe të gjatë me probleme të furnizimit, Komuna e Haraçinës ka zgjidhur përfundimisht çështjen e ujit të pijshëm. Kryetari i komunës, Daut Beqiri, bëri të ditur se tashmë banorët do të kenë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës.

Beqiri theksoi se Haraçina meriton shërbime bazike dhe standarde të denja për shekullin XXI, duke shtuar se komuna po fokusohet në rezultate konkrete e jo në premtime boshe.

“Kemi punuar vazhdimisht dhe sot problemi u zgjidh. Banorët e Haraçinës do të kenë ujë të rregullt. Jo fjalë, por vepra”, deklaroi Beqiri.

Ky hap shihet si një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për komunitetin lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT