Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin Gjeneral të TAV Airports, Nexhat Kurt. Vizita kishte karakter urimi për drejtimin e ri të Komunës së Strugës, si dhe diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit rajonal.
Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e Aeroportit të Ohrit si një pikë kyçe për zhvillimin lokal dhe ekonominë kombëtare. Palët u pajtuan për nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet komunave të rajonit dhe aeroporteve, me qëllim krijimin e mundësive të reja ekonomike, turistike dhe infrastrukturore.
Drejtori Kurt bëri të ditur se në periudhën në vijim priten investime për zgjerimin e kapaciteteve të aeroportit dhe hapja e disa linjave të reja ajrore, zhvillime që pritet të ndikojnë pozitivisht në Ohër, Strugë dhe gjithë rajonin.
Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimeve që sjellin rritje dhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

