Granit Xhaka po lë gjurmë të forta në aventurën e tij të parë në Premier League. Mesfushori shqiptar, i cili iu bashkua Sunderlandit gjatë verës pas largimit nga Bayer Leverkusen për një shumë rreth 17 milionë paund, është shndërruar shpejt në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Para paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe ndikimit të menjëhershëm në lojën e Sunderlandit, Xhaka është duke kryesuar sondazhin e “Sky Sports” për transferimin më të suksesshëm të sezonit në Angli, duke lënë pas futbollistë me emra të mëdhenj.
Me përvojën, qetësinë dhe organizimin që sjell në mesfushë, Xhaka ka garantuar stabilitet të ri për ekipin e sapokthyer në elitë. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në rezultatet pozitive të Sunderlandit, duke e shndërruar atë në bosht të lojës dhe në figurën më të vlerësuar nga tifozët dhe analistët.

