Limani: Për pesë muaj kemi përfunduar shtatë rrugë dhe dy linja të reja të kanalizimit fekal
Shtatë rrugë të rregulluara dhe dy linja kanalizimi fekal, janë investimet që ka realizuar kryetari i komunës së Gostivarit me ardhjen e tij në krye të këtij institucioni para pesë muajsh.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se invstimet kanë përfshi qytetin dhe disa fshatra.
“Për këtë periudhë pesë mujore kemi realizuar disa projekte. Nëse flasim për infrastrukturën rrugor kemi asfaltuar bulevardin “Goce Dellçev” në dy drejtime me afërsisht 900 metre. Gjitashtu, kemi asfaltuar një segment të rrugës ‘Boris Kidriç’ me gjatësi prej 120 metre, kemi asfaltuar edhe rrugën ‘Kej Vardar’ me gjatësi afërsisht 300 metre, kemi asfaltuar rrugën rreth varrezave të vjetra të qytetit ku kemi bërë edhe një pjesë të kanalizimit të asaj rruge për shtëpitë përreth saj, edhe kjo diku me gjatësi 650 metre. Kemi asfaltuar edhe rrugën ‘Mlladen Simonovski’ me gjatësi prej 120 metre. Kemi përfunduar kanalizimin fekal në fshatin Banjicë e Epërme me gjatësi 120 metre, si dhe përfundimin e kanalizimit fekal në segmentin rruogorë Zdunjë-Debresh me gjatësi prej afërsisht 300 metre. Kemi bekatonizuar disa rrugica në disa fshtra sikurse Zdunja, Vërtoku, Raveni, në qytet disa rrugica poashtu”, deklaroi Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit.
Në emisionin “Politica” në Tv Globi, Limani sqaroi se deri në pranverë do të jenë gati edhe terrenet sportive, të cilat kanë filluar gjatë kësaj periudhe, terren këto të cilat Gostivari nuk i ka pasur në të kaluarën.
“Një investim tjetër ka qenë në partneritet me UNDP për terrenet e tenisit, te të cilat në fazën e dytë do të vendosim edhe ndriçim. Besoj se në pranverë do ti kemi të gatshme që të rinjtë të mund ti shfrytëzojnë”, deklaroi Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit.
Me dy projekte Komuna e Gostivarit ka apikuar në Ministrinë e Ekologjisë dhe në Bankën Evropiane për Investim për përfundimin e kanalizimit fekal në Çegran, bëri të ditur kryetari Limani. Me këto projekte në Çegran do të rregullohet edhe një rezervuar uji dhe linjë e re ujësjellësi nga Çegrani në fshatin frinj, Forinën.
“Gjatësia e linjës së re të ujësjellësit është 1000 metre dhe besoj se me këtë projekt Çegrani dhe Forinia nuk do të kenë më problem me ujin për pije gjatë verës”, tha Limani.