Në Universitetin e Tetovës u organizua teatër edukativ – aktivitet i projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt shkollor”

Në Universitetin e Tetovës u organizua teatër edukativ – aktivitet i  projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt shkollor”

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar organizoi sot një aktivitet të veçantë me karakter edukativ dhe ndërveprues, në kuadër të projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt shkollor”. Ngjarja solli në skenë një format të pazakontë: “Teatër edukativ, me ndërhyrje publike”.

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe komunitetit në ndërtimin e një mjedisi shkollor ku secili ndihet i sigurt dhe i respektuar. Ai vlerësoi angazhimin e studentëve dhe stafit akademik për ta kthyer teatrin në një mjet të fuqishëm edukimi dhe ndërgjegjësimi.

Ky lloj teatri, që kombinon performancën artistike me pjesëmarrjen aktive të audiencës, synon të nxisë reflektim dhe dialog për çështje të ndjeshme që lidhen me sigurinë në mjediset shkollore. Studentët e Fakultetit Pedagogjik, të udhëhequr nga profesorët e tyre, sollën situata të jetës reale, duke ftuar publikun të ndërhyjë, të japë mendime dhe të propozojë zgjidhje.

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës vazhdon të mbështesë iniciativa që lidhin artin me edukimin, duke u dhënë zë çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e nxënësve dhe mësimdhënësve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT