Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, sonte mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it në komunën e Çairit, një ngjarje që u shndërrua në manifestim të madh qytetar. Rrugët e Çairit u mbushën me përkrahës të shumtë të kandidatit për kryetar komune, Izet Mexhiti, duke dëshmuar një mbështetje masive.
Në fjalën e tij para qytetarëve, Fazliu theksoi se kjo prezencë e fuqishme është një mesazh i qartë për rivalët politikë:
“Nga kjo prezencë e popullit sonte e humb kuptimin e të tjerëve, i partive politike, bien të gjithë poshtë. Prandaj ju ftoj, edhe ata që kanë mëdyshje, ejani dhe bashkohuni fitores më të madhe të shqiptarëve, që Shkupin pas 100 viteve ta kthejmë në kryeqendër të politikës së shqiptarëve. Zoti ju bekoftë, urime fitore që tash,” u shpreh Fazliu.