Rektori i UT-së mori pjesë në ekspozitën jubilare të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit – Struga 2025

Rektori i UT-së mori pjesë në ekspozitën jubilare të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit – Struga 2025

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 25 nëntor 2025, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës jubilare që shënon 10-vjetorin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit – Struga 2025, e cila u mbajt në Galerinë “Çifte Hamam” në Shkup. Ekspozita, e cila përmbledh një dekadë shkëmbimi artistik ndërkombëtar dhe bashkëpunimi kreativ, ka bashkuar mbi 100 artistë nga rreth 40 vende të ndryshme të botës të cilët me veprat e tyre e kanë pasuruar fondin artistik të vendit dhe kanë sjellë risi stilistike, teknika dhe materiale të ndryshme. Secili prej tyre ka përfaqësuar kulturën e vet, duke e shndërruar Strugën në një pikëtakim të rrallë kulturor.

Rektori i Universitetit të Tetovës, vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe mbështeti rolin e artistëve në avancimin e diversitetit dhe miqësisë ndërkombëtare. Ai u prit me respekt nga organizatorët e simpoziumit, të cilët theksuan vlerën e pranisë së përfaqësuesve akademikë në këtë jubile të rëndësishëm.

Ndërsa kuratorja e ekspozitës, profesoresha e historisë së artit, profesoresha Jëlldëz Asani, paraqiti vizionin e saj kuratorial duke theksuar se ky mozaik kulturash, pavarësisht dallimeve të prejardhjes, identitetit etnik, besimit apo kontekstit kohor, dëshmon se multikulturalizmi, si vlerë evropiane, bëhet edhe më i ndritshëm përmes bashkëpunimit artistik në një hapësirë të përbashkët.

 

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT