Zv.Kryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai mori pjesë në Forumin Nacional të Panairit të Organizatave Civile

Shkup, 25 nëntor 2025- Në kuadër të Forumit Nacional të Panairit të Organizatave Civile, Zv.Kryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai mori pjesë dhe mbajti fjalim para përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit civil, duke nënvizuar se shoqëria civile është një nga mekanizmat kyç për forcimin e demokracisë dhe transparencës.

Zv.Kryeministri vuri në dukje se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të institucioneve më të hapura dhe bashkëpunimit të rregullt me organizatat civile, duke i ftuar ato të vazhdojnë të kërkojnë llogari dhe të adresojnë sfidat që prekin qytetarët.

Zv.Kryeministri theksoi se misioni i Qeverisë është ndërtimi i institucioneve të hapura dhe efikase, duke i ftuar organizatat civile të vazhdojnë rolin e tyre kritik

Ai theksoi se zyra e tij do të mbetet e hapur për bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha organizatat e shoqërisë civile.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT