Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, uron qytetarët me rastin e 28 Nëntorit

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festave të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur urimin e tij për të gjithë qytetarët e komunës dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

“Sot nderojmë ditën e flamurit, sakrificat, historinë dhe rrugën e gjatë të kombit tonë. Qoftë kjo ditë një kujtesë e krenarisë, unitetit dhe vlerave që na bashkojnë. Uroj që gëzimi, paqja dhe shpresa të mbushin çdo familje shqiptare. Urime 28 Nëntorin!”, theksoi Memishi në urimin e tij.

Në këtë ditë të veçantë, kryetari apeloi për më shumë bashkim, respekt dhe punë të përbashkët për të mirën e komunës dhe të gjithë komunitetit shqiptar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT