Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, janë pritur nga banorët e fshatit Nerasht.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëbisedimi të hapur, ku qytetarët ndanë sfidat e përditshme dhe shprehën pritjet për një të ardhme më të mirë.
Kasami theksoi se përvoja dhe përkushtimi i Daut Memishit janë garancia për një qeverisje të ndershme dhe me vizion në Tearcë, ndërsa banorët e Nerashtit shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimin që sjell zhvillim e shpresë për komunën.
📌 “Besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe për ta bërë realitet ndryshimin që ata meritojnë”, u tha në takim.

