Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Halit Shaban Zariqi, pas një sëmundjeje të rëndë.
Zariqi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalid i luftës.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur të afërmit përmes rrjeteve sociale.
Varrimi i të ndjerit u bë sot, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Baicë të Drenasit.

