Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, zhvilluan një takim me veteranin dhe trajnerin e njohur nga fshati Dobrosht, Nizam Iljazi.
Iljazi, i cili ka licencë të UEFA-s që nga viti 2001, pas një karriere të gjatë është rikthyer në vendlindje për t’i shërbyer sportit dhe brezave të rinj, duke vepruar si kryetar i KF Dobroshti dhe drejtues i Akademisë së fshatit. Përmes punës së tij, ai synon të rrisë kampionë jo vetëm në sport, por edhe në jetë.
Kasami vlerësoi përkushtimin e Iljazit, duke e cilësuar frymëzim edhe për rrugën politike dhe duke theksuar se me kandidatin Daut Memishi, Komuna e Tearcës do të mundësojë kushte më të mira për sportin, rininë dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës.
📌 “Ndryshimi dhe zhvillimi nuk matet vetëm me projekte infrastrukturore, por edhe me njerëzit që japin gjithçka nga vetja për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Kasami.

