Varicela, e njohur si lia e dhenve, është një infeksion shumë i zakonshëm që prek kryesisht fëmijët, por mund të shfaqet edhe te të rriturit që nuk e kanë kaluar më herët. Sëmundja shkaktohet nga virusi Varicella-Zoster, i cili përhapet lehtësisht përmes pikëzave të ajrit, kollës, teshtimës dhe kontaktit me lëkurën e prekur.
Pas infektimit, zakonisht shfaqet një periudhë prej disa ditësh pa simptoma, dhe më pas paraqiten shenjat karakteristike si temperaturë e lehtë, lodhje dhe puçrra të vogla me flluska që shkaktojnë kruarje.
Pse shfaqet varicela?
Varicela shpërthen kur:
-
Personi vjen në kontakt me virusin për herë të parë.
-
Ka imunitet të dobët dhe nuk është vaksinuar.
-
Qëndron në ambiente të mbyllura me persona të infektuar, pasi virusi përhapet shumë shpejt.
Si trajtohet varicela?
Shumica e rasteve kalojnë pa komplikime dhe trajtimi bëhet në kushte shtëpie:
-
Uljen e temperaturës me barna të rekomanduara nga mjeku.
-
Lëngje të bollshme për hidratim.
-
Kremra ose solucione qetësuese për kruarjen e lëkurës.
-
Larje të rregullt dhe higjienë për të parandaluar infeksionet bakteriale në puçrra.
-
Shmangia e gërvishtjes së flluskave, për të ulur rrezikun e shenjave në lëkurë.
Varicela zakonisht zgjat 7–10 ditë, dhe pas kalimit krijohet imunitet i përhershëm.


