Ambasada britanike kërkon proces të drejtë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Nesër pritet të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK, dhe ambasada britanike në Tiranë ka bërë thirrje për një proces të drejtë dhe transparent.

 

Kreu i ri i SPAK është parashikuar të zgjidhet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ambasada britanike thekson se kjo zgjedhje është një hap i rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer,” thuhet në postimin e ambasadës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT