Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti në zyrë zv/drejtorin Amerikan për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise, i cili vlerësoi punën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar.
Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, përpjekjet e Dumani kanë vendosur një standard për bashkëpunim të fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, standard që shpresohet të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij.
Postimi i Ambasadës thekson gjithashtu se ky bashkëpunim është kyç për përballimin e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë amerikane dhe pengojnë investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.


